Horoskopi javor për periudhën nga 18 – 25 prill
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Parandieni se gjendeni në një kthesë emocionale, andaj me kujdes po analizoni partnerin tuaj apo personin i cili po ju pëlqen. Ngjarjet në dashuri, të cilat i parandieni, kanë një kënaqësi të pazakontë dhe ju plotësojnë me humor pozitiv apo me entuziazëm. Harmonia emocionale paraqet shprehje më të mirë të lumturisë intime që po ju përcjell.
Shëndeti: Për shkak të obligime të mundimshme dhe dinamikës së shtuar janë të mundshme dobësitë kalimtare.
Dashuria: Në dashuri nuk mund të qëndroni indiferent ndaj paraqitjes apo ndikimit të dikujt, ekzistojnë veprimi dhe detajet të cilat ju zbulojnë më shumë seç mendoni. Lehtë po humbni kontrollin emocional. Pas takimit me një person, do ta keni më të qartë se ku keni gabuar deri tani në vizionet tuaja dashurore.
Shëndeti: Kini kujdes në stabilitetin tuaj psikik dhe shmanguni situatave stresuese.
Dashuria: Në dashuri nuk mund të gjeni pushim nga personi i cili me këmbëngulje jua imponon kërkesat e veta. Ndieni nevojë që emocionalisht të relaksoheni, pa u frikësuar shumë nga komplikimet dhe pritjet e mundshme. Ju nevojitet përkrahje më e madhe emocionale dhe afërsi mentale me personin që ka afinitete të ngjashme.
Shëndeti: Mendoni për mënyrën më të shëndoshë të ushqimit dhe liroheni nga teprica e toksikeve nga organizmi
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur, nuk keni nevojë që të përsërisni shumë dialogun apo situatën e cila nuk e sjell efektin e dëshiruar. Partneri juaj nuk është i përsosur, mirëpo nuk është i gatshëm për dozë të tepërt të kritikës. Gjithmonë ekziston mënyra më suptile në të cilën mund të realizoni qëllimet tuaja emocionale, tregoni inspirim dhe butësi të mjaftueshme.
Shëndeti: Me rëndësi është që të keni qëndrim pozitiv ndaj çështjes së kontrollit të rregullt shëndetësor dhe mbrojtjes së shëndetit.
Dashuria: Në dashuri nuk flisni tepër, sepse veprimet tuaja flasin mjaftueshëm për qëllimet dhe ndjenjat tuaja. Prania e dikujt dhe “prekja e butë e dashurisë” veprojnë shumë në mënyrë inspiruese dhe ju orientojnë të jeni i sjellshëm. Jeni duke rrezatuar energji pozitive dhe entuziazëm emocional.
Shëndeti: Me rëndësi është që të silleni në mënyrë të matur dhe me kujdes, si edhe të kini kujdes për preventivë më të mirë shëndetësore.
Dashuria: Në dashuri keni nevoja më të llojllojshme sesa mund të imagjinojë partneri juaj apo të hetojë sjelljen tuaj. Ju kaplon dëshira romantike dhe dëshironi shumë lidhje idilike, është e nevojshme që të ndieni kulmin e përbashkët. Po silleni me entuziazëm, mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja emocionale.
Shëndeti: Angazhimi shtesë fizik, shëtitja dhe relaksimi ndikojnë pozitivisht në balancën tuaj të brendshme dhe në organizëm.
Dashuria: Në dashuri mendoni se të gjitha problemet i keni lënë prapa. Megjithatë, dikush mund t’ju befasojë në mënyrë të papërshtatshme. Nuk ka arsye që t’i zmadhoni rolin dhe nevojat tuaja emocionale para personit të dashur. Nëse jeni person i ri apo i lirë, prisni shumë nga një takim i cili nuk do t’i plotësojë në tërësi pritjet tuaja.
Shëndeti: Jeni në formë të shkëlqyeshme, mirëpo përpiquni që të kujdeseni drejt për gjendjen tuaj psiko-fizike.
Dashuria: Në dashuri ju presin kthesa pozitive. Megjithatë, gatishmërinë intime mbajeni për rrethin e ngushtë të miqve. Ju është i domosdoshëm diskrecioni emocional, posaçërisht kur gjendeni para shikimeve kureshtare apo në shoqëri të panjohur. Në harmoni me qëllimet tuaja, mos flisni më shumë se që është e nevojshme.
Shëndeti: Është e mundshme që problemet tuaja shëndetësore më së shpeshti të jenë të shkaktuara nga stresi i shtuar psikologjik.
Dashuria: Jeni të vërshuar me emocione të ndryshme, mirëpo me kujdes po e kërkoni rastin e mirë në të cilin mund të shprehni dëshirat ose ndjenjat tuaja në shoqërinë e personit të afërt. Ndonjëherë me vështirësi kontrolloni entuziazmin apo epshin tuaj, mirëpo shprehja fytyrës suaj flet mjaft për atë se çka mendoni dhe ndieni. Nuk mund të ikni nga interesimi i dikujt.
Shëndeti: Aspektet e volitshme do t’ju plotësojnë me energji, por edhe herë pas herë irritime, që mund të shprehen nëpërmjet gjendjes së ndryshueshme psiko-fizike.
Dashuria: Ngjarjet që ju përcjellin në dashuri ju trimërojnë. Po ndieni një entuziazëm të madh dhe kënaqësi në shoqëri me personin e dashur. Ju pëlqejnë sjellja dhe gatishmëria e dikujt që t’ju kënaq në mënyra të ndryshme. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju presin kontakte interesante dhe njohje të reja. Dikush do t’ju kënaq me paraqitjen dhe stilin e sjelljes.
Shëndeti: Për shkak të angazhimit të madh apo edhe sforcimit të shtuar, janë të mundshme dhembje të herëpashershme të kokës.
Dashuria: Dëshironi më shumë mirëkuptim dhe butësi në dashuri. Partneri ka ide të pazakonshme dhe me sjelljet e tij tek ju nxit ndjenjë pasigurie. Ju nevojitet prania e dikujt, por edhe një nivel i caktuar i lirisë emocionale. Po parandieni ndryshim të konsiderueshëm në raport me personin e dashur.
Shëndeti: Dhembja e herëpashershme e kokës, rënia e imunitetit, pengesat me të parët dhe me përqendrimin janë dukuri që ju përcjellin, nëse e ngarkoni tepër organizmin.
Dashuria: Është me rëndësi që t’i jepni përkrahje emocionale partnerit tuaj dhe që me besnikëri t’i pasoni idetë e përbashkëta. Personi i dashur mund t’i plotësojë pritjet tuaja, mirëpo paraprakisht patjetër duhet të krijoni lidhje të harmonishme. Mbështetuni në nxitjet emocionale të cilat ju përcjellin dhe në “zërin tuaj të brendshëm”. Kënaqësia apo shkëlqimi juaj i brendshëm janë shprehje e lumturisë së përbashkët.
Shëndeti: Do t’ju bëjnë mirë mënyra e shëndetshme e ushqimit, dalja në natyrë dhe relaksimi psiko-fizik. /Telegrafi/


