Please enter at least 3 characters.

Honda, e pakënaqur me rrjedhjen e pamjeve të modelit Civic Type R (Foto)

2017/03/Honda-e-pakënaqur-me-rrjedhjen-e-pamjeve-të-Civic-Type-R-foto.jpg

Vetëm disa ditë para se të fillojë Geneva Motor Show, ku është pritur të prezantohet Civic Type R, kanë rrjedhur pamjet e modelit të Hondas që e shfaqin në të gjitha këndet.

Nuk dihet se si kanë përfunduar këto fotografi, në mediet që merren me automobilizëm, por prodhuesi japonez nuk është aspak i kënaqur, transmeton Telegrafi.

Ata planifikojnë të bëjnë hetime të brendshme për të zbuluar atë që hodhi pamjen në interne.

Në anën tjetër, shihet se këtu kemi të bëjmë me një super-makinë që ka pamje të bukur.

Duke marrë parasysh se është shumë sportiv, besohet se do të jetë i fuqishëm dhe të arrijë shpejtësi shumë të lartë. /Telegrafi/