Holanda dhe Maroku kërkojnë fitore për të kaluar tutje, formacionet zyrtare
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.
Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në Estadio BBVA në Monterrey në Meksikë me fillim nga ora 03:00 me kohën tonë lokale.
Të dyja ekipet kombëtare synojnë fitore për të kaluar tutje dhe pritet një ndeshje spektakolare me dy ekipet që luajnë futboll ofensivë.
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman ka ulur për këtë ndeshje në stol Donyell Malenin, teska do të sulmojë me treshen sulmuese Cody Gakpo, Brian Brobbey dhe Crysencio Summerville.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven, Ake, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Summerville.
Maroku: Bounou, Hakimi, Mazraoui, Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi, El Aynaoui, El Khannouss, Saibari, Diaz. /Telegrafi/


