Please enter at least 3 characters.

Historike, vjen fitorja e parë e Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA (Foto/Video)

2016/06/ballinaa-11.jpg

Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe historike pas pranimit në FIFA dhe UEFA.

Përfaqësuesja e Kosovës mposhti me rezultat 2-0 Ishujt Faroe pas një ndeshje shumë të mirë.

Ndeshja filloi me një dominim të lehtë të Kosovës, ndërsa rastin e parë e kishte  Ensi Alushi (15’) që gjuajt jashtë portës.

Besar Halimit në minutën e 24-të vë në sprovë portierin kundërshtarë, por mbron.

Në minutën e 36-të Bersant Celina ndëshkohet me kartonë të kuq duke e lënë Kosovën me 10 lojtarë.

Por kjo gjë nuk i shokoi lojtarët tanë, pasi në minutë e 43-të gjetën golin e epërsisë.

Ishte Albert Bunjaku që me kokë shënoi për 1-0. Më këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kosova edhe pse me 10-të futbollistë menaxhoi mjaftë mirë lojën duke pasur më shumë nga loja.

Bernard Berisha shumë herë ngriti në këmbë tifozët që ishim mbi 7 mijë me kalimet e tij të bukura.

Në minutën e 78-të edhe Ishujt Faroe mbeten me 10 lojtarë pas largimit me të kuq të një lojtari.

Në minutat e fundit Kosova u hedh në sulm dhe gjeti edhe golin e dytë me Elbasan Rashanin.

Kosova realizoi fitoren e parë pas pranimit në FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4ecj55_albert-bunjaki-goal-hd-kosovo-1-0-faroe-islands-03-06-2016_sport

https://www.dailymotion.com/video/x4ectws_kosovo-vs-faroe-islands-2-0-all-goals-full-highlights-03-06-2016_sport