Please enter at least 3 characters.

Histori vëllezërish në Kampionatet Evropiane (Foto)

2016/04/italia-1-e1461161360766.jpg

Kampionatet Evropiane gjithmonë kanë sjellë gjera interesante, ndërsa histori në vete është edhe paraqitjet e vëllezërve në këto kompeticione.

Danimarka e kishte fituar kampionatin evropian në vitin 1992 duke thyer të gjitha parashikimet dhe në skuadër nuk e kishin me vete Michael Laudrup, lojtari më të mirë danez të të gjitha kohërave.

Por pjesë e ekipi ishte vëllau i tij Brain, që së bashku pas katër vitesh luajtën në një skuadër në EURO 1996.

Po të gjitha rastet janë kur vëllezërit mbrojnë ngjyrat e një shteti, përveç rastit të fundit kur Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka do të paraqitjen kundër njëri-tjetrit.

Taulanti mbron ngjyrat e Shqipërisë, ndërsa Graniti ato të Zvicrës.

Nuk janë këta vëllezërit e vetëm që pritet të jenë në Francë këtë vit, pasi që Belgjika pritet t’i ketë : Eden dhe Thorgan Hazard e Jordan dhe Romelu Lukaku.

Irlanda e Veriut do të udhëtojë më vëllezërit Corry dhe Jonny Evans, ndërsa Rusia me Vasili dhe Aleksei Berezutski.

Ky është rekord në vete për paraqitjen e vëllezërve në të tilla kompetcione. /Telegrafi/

1976 Holanda: Rene adhe Willy van de Kerkhof

1980 Belgjika: Luc dhe Marc Millecamps
Gjermania: Bernd dhe Karlheinz Forster
Italia: Franco dhe Giuseppe Baresi

1984 Gjermania: Bernd dhe Karlheinz Forster

1988 Holanda: Erwin dhe Ronald Koeman

1996 Danimarka: Brian dhe Michael Laudrup
Anglia : Gary dhe Phil Neville

2000 Belgjika: Emil dhe Mbo Mpenza
Anglia: Gary dhe Phil Neville
Holanda: Frank dhe Ronald de Boer
Suedia: Daniel dhe Patrik Andersson

2004 Kroacia: Niko dhe Robert Kovac
Anglia: Gary dhe Phil Neville
Zvicra: Murat dhe Hakan Yakin

2008 Kroacia: Niko dhe Robert Kovac
Rusia: Vasili dhe Aleksei Berezutski

2016??? Belgjika: Eden dhe Thorgan Hazard, Jordan dhe Romelu Lukaku
Irlanda Veriore: Corry dhe Jonny Evans
Rusia: Vasili dhe Aleksei Berezutski
Shqipëria dhe Zvicra: Taulant dhe Granit Xhaka