Please enter at least 3 characters.

Higuain u dërgua në spital pas lëndimit në kokë gjatë ndeshjes ndaj Lecces

2019/10/GonzaloHLeccelendim-3.jpg
260:"LECCE, ITALY - OCTOBER 26: Fabio Lucioni of Lecce competes for the ball with Gonzalo Higuain of Juventus during the Serie A match between US Lecce and Juventus at Stadio Via del Mare on October 27, 2019 in Lecce, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, është dërguar në spital për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore pas lëndimit të kokës në ndeshjen kundër Lecces.

Argjentinasi pësoi një dëmtim në kokë pas përplasjes me portierin Gabriel kur po afrohej fundi i takimit.

Ai mori një goditje në pjesën e përparme të kokës dhe u gjakos, ndërsa stafi mjekësor në fushë ia lidhi kokën në mënyrë që ta përfundonte ndeshjen.

(Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Pipita i zhvilloi minutat e mbetura, duke qenë se trajneri Maurizio Sarri i kishte bërë të tria zëvendësimet, ndërsa dukej i irrituar derisa ekipi mjekësor po e trajtonte në fushë.

Megjithatë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ai është dërguar në spital, pasi kishte rënë në fushë dhe kishte marramendje.

(Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Higuain u transportua nga fusha me barelë drejt zhveshtores, ku ka marrë sërish ndihmën e parë dhe më pas është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

(Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)