Please enter at least 3 characters.

Higuain heziton të huazohet te Milani, kërkon garanci nga Leonardo

2018/07/Higuain-Milan-2.jpg
112:"during the Serie A match between Juventus FC and AC Milan at Juventus Stadium on March 10, 2017 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain thuhet se po heziton për një huazim të mundshëm te Milani, por megjithatë do të takohet me Leonardo të martën.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas është në pikëpyetje dhe mes shumë skuadrave që nga afrimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi nga Real Madridit.

Gjatë javëve të fundit është folur shumë për një transferim te Chelsea, por edhe me Milanin një mundësi reale.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Juventusi i ka thënë Higuain se janë të lumtur që argjentinasi të bashkohet me Milanin në huazim me mundësi blerje.

Higuain në aksion gjatë ndeshjes ndaj Napolit (Getty Images)

Ky medium paralajmëron se argjentinasi nuk është tepër i bindur nga ky propozim i bërë së fundmi.

Megjithatë, Higuain pret që Leonardo - menaxher i ri i Rossonerëve - të garantojë atë që klubi do ta blejë atë plotësisht në verën e ardhshme.

Kuqezinjtë pritet të ofrojnë 20 milionë euro për huazimin, për të pasur më shumë mundësi për ta transferuar atë në mënyrë të përhershme.

Sky përfundon se 30-vjeçari do të bëhet lojtari më i paguar i Milanit nëse ai miraton kalimin në San Siro. /Telegrafi/