Hidhet shorti për Copa del Rey, Real Madridi dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët
Sot (e premte) pasdite është hedhur shorti për të mësuar çiftet e 1/16-tës në Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.
Gjatë të enjtes kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit në Kupën e Mbretit dhe janë mësuar 16 skuadrat që kanë mbetur pjesë e garës.
Ndërsa, sot (e premte) është mbajtur shorti i 1/16-tës dhe klubet kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Real Madridi do të përballet në udhëtim me Real Zaragoza, ndërsa Barcelona do ta presë Leganes në Camp Nou.
Në raundin e 16-të, Valencia do të luaj ndaj Cultural Leonesa, ndërsa Real Sociedadi ndeshet me Osasunan.
Çiftet e 1/16-tës në Copa del Rey:CD Badajoz - GranadaCultural Leonesa - ValenciaTenerife - Athletic ClubReal Zaragoza - Real MadridMirandes - SevillaRayo Vallecano - VillarrealBarcelona - LeganesReal Sociedad - Osasuna


