Hidhet shorti për 1/8 e finales në Copa del Rey, vështirë për Barcelonën dhe Atletico Madridin
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Spanjës e njohur ndryshe si Copa del Rey.
Skuadrat e mëdha kanë kaluar tutje pa probleme si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Sevilla, Sociedad, Valencia apo Athletic Bilbao.
E tanimë në ambientet e Federatës së Futbollit të Spanjës është tërhequr shorti për 1/8 e finales në Copa del Rey.
Barcelona nuk ka pasur fare fat në short, pasi do të luaj në udhëtim te Athletic Bilbao, derisa duel i vështirë e pret edhe Atletico Madridin në udhëtim te Real Sociedad.
Real Madridi do të përballet në udhëtim te Elche, derisa ka derbi lokal ku përballen Betis dhe Sevilla.
Çiftet në 1/8 e finales në Copa del Rey:Atlético Baleares - ValenciaGirona - Rayo VallecanoSporting de Gijón - CádizElche - Real MadridReal Sociedad - Atlético de MadridReal Betis - SevillaAthletic Club - FC BarcelonaReal Mallorca - Espanyol/Telegrafi/


