Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, Bayern-Real Madrid ndeshja kryesore

2018/04/liga-e-kampioneve-1.jpg

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shortin për çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve ka filluar nga ora 13:00, ku pjesë e tij ishte edhe ambasadori i finales, Andriy Shevchenko.

Skuadrat e mëdha si Real Madridi, Liverpooli, Bayern Munichu dhe Roma ishin katër skuadrat që u shortuan.

Kryetari i Kyivit, Vitali Klitschko dhe legjenda Andriy Shevchenko me trofeun e Ligës së Kampionëve (Foto: Uefa.Com)

Ndeshja më e fortë e kësaj faze pritet të jetë ajo në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja tjetër në mes të dhe Liverpoolit dhe Romës.

Ndeshjet e para do të luajnë më 24 dhe 25 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 1 dhe 2 maj.

Finalja e madhe e kësaj gare do të zhvillohet më 26 maj në Olympic Stadium, Kyiv, Ukrainë.

Çiftet gjysmëfinale:  Bayern Munich - Real Madrid Liverpool - Roma 

/Telegrafi/