Please enter at least 3 characters.

Hidhen poshtë pretendimet se Kessie ëndërron Man Unitedin

2018/02/Kessie.jpg
232:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 10: Franck Kessie of AC Milan in action during the serie A match between Spal and AC Milan at Stadio Paolo Mazza on February 10, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Një burim nga brenda klubit të Milanit ka grumbulluar raporte të reja duke pretenduar se Franck Kessie kishte shprehur dëshirën për t'u bashkuar me Manchester United, por këto deklarata sipas tij janë të vjetra.

Disa burime angleze raportuan gjatë fundjavës se Kessie kishte thënë për Tuttomercatoweb se 'ëndërronte' të luante për Unitedin një ditë.

Megjithatë, kontrollet e kryera nga mediumi MilanNews.it kanë konfirmuar diçka tjetër.

Sipas tyre, fjalët e mesfushorit janë nga koha kur ai ishte ende një lojtar i Atalantas dhe jo tani si Rossoner.

Kessie duke festuar një gol të tijin te Milani (Getty Images)

"Që nga bashkimi me Milanin, ylli nga Bregu i Fildishtë kurrë nuk ka dhënë intervista për kolegët tanë në Britani", shpjegoi fillimisht burimi i Rossonerëve.

"Prandaj, fjalët që ai tha janë reale, por jo aktuale, pasi rrjedhin nga koha e tij në Bergamo", përfundoi burimi i Milanit.

21-vjeçari u transferua në Milan me një huazim dyvjeçar, i cila do të kthehet i përhershëm në fund të sezonit 2018-19.

Ndryshe, Kessie ka bërë 38 paraqitje në San Siro, duke shënuar katër gola në të gjitha garat për skuadrën e Gattusos. /Telegrafi/