Please enter at least 3 characters.

Hidhen poshtë akuzat ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

2020/05/wafa.jpg
266:"Former U.S. National Security Adviser Michael Flynn departs U.S. District Court, where he was expected to plead guilty to lying to the FBI about his contacts with Russia's ambassador to the United States, in Washington, U.S., December 1, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst
7:"Reuters

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë akuzat penale kundër ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Flynn ishte ndër zyrtarët e parë që u përfshi në hetimet e zhvilluara në SHBA lidhur me një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe ekipit të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, më 2016.

Në dokumentet gjyqësore të paraqitura më 7 maj, Departamenti i Drejtësisë tha se po heq akuzat kundër Flynn pas një "shqyrtimi të të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj çështje", raporton AP.

Flynn u shkarkua nga Trumpi në shkurt të vitit 2017, pasi kishte shërbyer si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, për më pak se një muaj, përcjell rel.

Shkarkimi i tij ndodhi pasi u zbulua se ai e kishte gënjyer nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për kontaktet e tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor të vitit 2017, Flynn u deklarua fajtor lidhur me akuzat se ai e gënjeu Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për bisedat e tij me ambasadorin rus.

Departamenti i Drejtësisë tha se kishte arritur në përfundimin se intervista e FBI-së, në janar të vitit 2017, me Flynn ishte "zhvilluar pa ndonjë bazë të ligjshme hetimore".

Vendimi u mirëprit nga presidenti Trump, i cili tha se Flynn ishte "një njeri i pafajshëm".

Në muajt e fundit, avokatët e Flynn kanë ngritur një seri akuzash në lidhje me veprimet e FBI-së dhe kërkuan të tërhiqej fajësia e klientit të tyre.