Please enter at least 3 characters.

“Hi Lumi”, a është ky hiti i ri i klubeve? (Video)

2016/01/LumiB.jpg

Reperi i njohur, Lumi B, ka sjellë projektin më të ri muzikor, të cilin e ka quajtur “Hi Lumi”.

Edhe pas kësaj kënge qëndron producenti i jashtëzakonshëm, Big Bang, i cili ka ditur të krijojë hite të shumta.

Miksimi dhe realizimi është bërë në RedBox Entertainment, ndërkohë që videoklipi është xhiruar nga Entermedia.

Kënga përmban elemente nga biseda e dy shqiptarëve të famshëm, Rita Ora dhe Arian Asllani (Action Bronson) për ushqimet tradicionale shqiptare. /Telegrafi/