Please enter at least 3 characters.

Herrera mohon të ketë qenë afër transferimit te Barcelona

2018/04/Ander-Herrera-1-1.jpg
272:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 05: Ander Herrera of Manchester United reacts during the UEFA Champions League group A match between Manchester United and CSKA Moskva at Old Trafford on December 5, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka mbyllur thashethemet rreth bisedimeve për një lëvizje në Barcelonë.

Ander Herrera është në muajt e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq, pasi nga qershori do të jetë lojtar i lirë.

Gjiganti spanjoll, Barcelona u lidh me Herreran më herët këtë sezon para se kontrata e tij të zgjaste 12 muaj, teksa kontaktet thuhet se kanë ekzistuar edhe gjatë afatit të janarit.

Megjithatë, ish-mesfushori i Athletic Bilbaos ka mohuar kontaktet me gjigantin katalunas dhe se nuk ishte gati të nënshkruante me ta.

"Unë kurrë nuk kam qenë i afërt me Barcelonën", ka thënë fillimisht Herrera.

"Ndoshta nganjëherë ata kanë qenë në gjendje të mendojnë për mua si një nga 15 alternativat në listën e tyre".

"Por, unë nuk mund të them se kam qenë gati për të nënshkruar me Barcelonën".

Ndryshe, mesfushori spanjoll është i lidhur me Unitedin deri në vitin 2018, teksa ka bisedime për vazhdimin e kontratës edhe për një vit. /Telegrafi/