Please enter at least 3 characters.

Heroizëm në Gjilan, Policia shpëton dy persona të moshuar nga përmbytjet

Njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe përkushtim pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut më 18 nëntor 2025.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji.

Reagimi profesional i policisë ka parandaluar pasoja të rënda dhe ka ruajtur dy jetë njerëzish.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se qëndron pranë qytetarëve në çdo situatë, duke garantuar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së tyre, me kujdes dhe përgjegjësi.

Ky veprim tregon gatishmërinë dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës në përballjen me emergjencat dhe situatat kritike. /Telegrafi/