Please enter at least 3 characters.

Henry, një pretendent për të zëvendësuar Valverden te Barcelona

2016/01/henry-anglia-mund-ta-humb-nj-euml-vend-n-euml-lig-euml-n-e-kampion-euml-ve_hd.jpg

Thierry Henry thuhet se është njëri nga pretendentët kryesor për të zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona.

Diario Sport raporton se Blaugranasit janë të zhgënjyer nga paraqitja e trajnerit spanjoll në këto dy sezonet e fundit dhe duan ta largojnë.

Kontrata e Valverdes me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Henry aktualisht është trajner i skuadrës nga MLS, Montreal Impact dhe lidhet me një rikthim në Camp Nou.

Legjenda e Arsenalit thuhet se ka pranuar që të bëhet trajner i Barcelonës, duke pranuar madje një pagë më të vogël se ajo e Valverdes. /Telegrafi/