Henry: Guardiola do të dominonte në Ligën Premier
Spanjolli së fundmi ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni, ndërsa është i lidhur me një kalim në Premier Ligë, me klubet e mëdha të interesuara për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
“Nëse do të isha pronar i ndonjë klubi në botë dhe dëshiron të ndërrojë menaxherin, atëherë Guardiola do të ishte zgjedhja ime e parë. Pa asnjë dyshim. Për mua, ai është tashmë një nga menaxherët më të mirë të të gjitha kohëve".
"Ekipet e tij jo vetëm që e fitojnë ligën, por ato e dominojnë atë totalisht. Ai vjen me një plan, merr kontrollin e plotë të klubit dhe lë gjurmë aty që jetojnë edhe pasi ai të largohet".
"Isha shumë me fat që isha me të në fillet e karrierës së tij si trajner te Barcelona, dhe isha i mahnitur me metodat e tij”, është shprehur Henry, raporton Goal.
Spekulohet se një garë e fortë për shërbimet e tij është duke u zhvilluar ndërmjet Manchester Cityt dhe Unitedit.


