Please enter at least 3 characters.

Hendbolli nis më 13/14 shtator

2016/01/hendbolli-nis-m-euml-13-14-shtator_hd.jpg

Kështu është vendosur në mbledhjen e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës të mërkurën, kanë njoftuar zyra e FHK-së. Superliga e meshkujve numëron tetë skuadra dhe garat do të zhvillohen me sistem të katërfishtë.

Ndërkohë, Superliga e femrave do të startojë më 20/21 shtator. Për këtë edicion, në elitën e hendbollit femëror do të marrin pjesë dhjetë skuadra dhe pas përfundimit të pjesës së rregullt do të zhvillohen ato të plejofit. Edicionin e shkuar te femrat garuan tetë ekipe. /Koha/Telegrafi/