Please enter at least 3 characters.

Hendboll, konkurrenca e femrave: Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

2019/05/femrathendboll.jpg

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) po ashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të 'play-offit'. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë.

Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po e kërkon titullin e parë në histori. Qyteti i Vushtrrisë duke përfshirë edhe fshatin e afërt të këtij qyteti, Samadrexhën, kanë traditë të gjatë e shumë të suksesshme në hendbollin e femrave.

Klubi nga Vushtrria në të kaluarën është quajtur Kosova, ndërsa ka fituar titullin e fundit në vitin 2009. Kosova e Vushtrrisë ishte kampione edhe në vitet 2008, 2005 e 2004 e po ashtu në vitin 1980.

I kemi të evidentuar kampionët te hendbollistët që nga edicioni 1971\1972, ndërsa kampionati është zhvilluar edhe në vitet 1960, 1961, 1962 e 1963 në formë të turneve - shkruan kosovahandball.info.

Kampionët e Kosovës në hendboll (femrat):

2017/18ShqiponjaGjakovë
2016/17PrishtinaPrishtinë
2015/16Prishtina Prishtinë
2014/15KastriotiFerizaj
2013/14KastriotiFerizaj
2012/13KastriotiFerizaj
2011/12Prishtina Prishtinë
2010/11PrishtinaPrishtinë
2009/10PrishtinaPrishtinë
2008/09KosovaVushtrri
2007/08KosovaVushtrri
2006/07Vicianet Samadrexhë
2005/06Vicianet Samadrexhë
2004/05Kosova  Vushtrri
2003/04KosovaVushtrri
2002/03KastriotiFerizaj
2001/02KastriotiFerizaj
2000/01KastriotiFerizaj
1999/00KastriotiFerizaj
1998/99       /Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës
1997/98Samadrexha (kampion vjeshtorë)Kampionati u ndërpre për shkak të luftës 
1996/97PrishtinaPrishtinë
1995/96VjosaShtime
1994/95VjosaShtime
1993/94       /Nuk u zhvillua Kampionati fare
1992/93      /Nuk u zhvillua Kampionati fare
1991/92      / Nuk u zhvillua Kampionati fare
1990/91TrepçaMitrovicë
1989/90SamadrexhaSamadrexhë
1988/89ElektroekonomiaObiliq
1987/88SamadrexhaSamadrexhë
1986/87PrishtinaPrishtinë
1985/86TrepçaMitrovicë
1984/85DeçaniDeçan
1983/84DeçaniDeçan
1982/83PrishtinaPrishtinë
1981/82VëllaznimiGjakovë
1980/81Prizreni Prizren
1979/80KosovaVushtrri
1978/79TrepçaMitrovicë
1977/78Mokra GoraZubin Potok
1976/77DeçaniDeçan
1975/76BorciFerizaj
1974/75IbriLeposaviç
1973/74TrepçaMitrovicë
1972/73KosovaPrishtinë
1971/72BuduçnostiPejë