Please enter at least 3 characters.

Helmohet me medikamente një 4-vjeçar në Kumanovë

2016/01/kosovar-euml-t-217-milion-euml-euro-p-euml-r-ila-ccedil-e_hd.jpg

Edhe një tjetër rast i helmimit të një fëmije në Kumanovë është regjistruar nga Sektori për Punë të Brendshme. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar i cili mori disa tableta.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës thonë se pas ndihmës së dhënë, fëmija është stabilizuar dhe është transportuar në një klinikë në Shkup.

"Në orën 04:05 të mëngjesit, SPB Kumanovë mori njoftim se një fëmijë katërvjeçar nga Kumanova është sjellë në Qendrën e Urgjencës së Kumanovës për ndihmë mjekësore, i cili ka marrë disa tableta në shtëpi. Po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga SPB Kumanovë.