Please enter at least 3 characters.

Helikopteri i MPB-së ka hedhur 50 tonë ujë mbi zjarrin në rajonin e Jasenit

2024/07/MPB-Helikopter.png

Helikopteri Mi-171 i Departamentit të njësive të aviacionit pranë MPB-së ka vepruar mbi zjarrin në zonën e Jasenit, njofton MPB.

“Në 20 raste të ndryshme janë hedhur mbi 50 tonë ujë, me çka është lokalizuar zjarri dhe është larguar rreziku i përhapjes në fshatrat përreth”, thuhet në njoftimin e MPB-së.