Please enter at least 3 characters.

Helen Flanagan zbulon se dëshiron të martohet me të dashurin Robbie Talbot, pas nëntë muajsh lidhje

2024/10/page-32.jpg

Helen Flanagan ka zbuluar se dëshiron të lidhë kurorë me të dashurin Robbie Talbot.

Aktorja 33-vjeçare ka nëntë muaj që është në lidhje me ish-futbollistin 43-vjeçar, por tashmë ata po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen.

Duke folur në intervistën e tyre të parë të përbashkët, Helen - e cila më parë ishte e fejuar me Scott Sinclair për katër vjet - tha për revistën “OK!”: “Unë ende ëndërroj për një martesë të madhe”, shkruan DailyMail.

“Dua fustanin, ditën e madhe, të gjitha. Unë patjetër dua të martohem.”

Ndërkohë, Robbie - i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë - zbuloi se ishte 'i hapur' ndaj idesë për t'u martuar përsëri dhe për të pasur më shumë fëmijë.

“Ka një diferencë moshe 10-vjeçare mes nesh, por nuk do ta përjashtoja”, shpjegoi Robbie. "Jo tani, ndoshta në të ardhmen."

Helen ka edhe fëmijët e saj, Matildën, nëntë vjeç, Delilah, gjashtë vjeç dhe djalin Charlie, tre vjeç, të cilët i ndan me ish-futbollistin Scott.

Ish- ylli i Coronation Street u prit me reagime kur rrëfeu se kishte tashmë një të dashur sekret, Robbie, jashtë spektaklit. /Telegrafi/