Please enter at least 3 characters.

"Hekurudhat e Maqedonisë" lëshon linjë speciale për festën e Pashkëve

2017/04/Treni-Pashkët.jpg

Hekurudhat e Maqedonisë Transport AD - Shkup, njofton se do të bashkangjitet në festimin e festës më të madhe krishtere "Pashkët". Për këtë qëllim në komunikacion do të lëshojë një relacion të ri për udhëtim edhe atë Shkup - Gjevgjeli - Shkup, të titulluar si "Treni i Pashkëve", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga "Hekurudhat e Maqedonisë" thonë se "Treni i Pashkëve" do të jetë një mundësi e mirë për gjithë qytetarët që në udhëtimet e tyre të ndjejnë shpirtin e festës së Pashkëve.

Sipas fotografive që Ndërmarrja ka publikuar për mediat, mund të shihet se treni tashmë është përgatitur dhe zbukuruar me vezë./Telegrafi/