Please enter at least 3 characters.

Heidi Klum shkëlqen me fustan transparent në premierën e dokumentarit të Paris Hilton

Heidi Klum (52) ka rrëmbyer vëmendjen në premierën e dokumentarit të Paris Hilton, "Infinite Icon", e mbajtur të martën në Los Angeles. Supermodelja u shfaq me një paraqitje të guximshme, duke veshur një bluzë transparente ngjyrë kafe pa sytjena, me xhepa të vendosur në mënyrë që të mbulonin pjesët intime.

Pamjen e kompletoi me një fund deri në gju në të njëjtën nuancë, taka kafe dhe një çantë të llakuar të kombinuar. Me flokët bionde të lëshuara, Heidi pozoi në tapetin rozë të eventit.

Ky paraqitje vjen pak kohë pasi Heidi ishte me pushime në St. Barts me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz (36). Çifti u fotografua në plazh, ndërsa dukeshin më të afërt se kurrë, duke shkëmbyer momente përkëdheljeje në det. Brenda pak javësh, ata do të festojnë përvjetorin e shtatë të martesës.

Foto: Profimedia/EPA

Heidi dhe Tom u martuan më 22 shkurt 2019 në një ceremoni private në jaht, pas një viti lidhjeje. Modelja shpesh ndan momente nga jeta e tyre e përbashkët në rrjetet sociale.

Më herët, Heidi ka qenë e martuar me këngëtarin britanik Seal, nga viti 2005 deri në 2014. Ish-çifti kanë dy djem, Henry (20) dhe Johan (19), si dhe një vajzë, Lou (16). Gjatë martesës, Seal adoptoi edhe vajzën e saj, Leni (21), kur ajo ishte pesë vjeçe.

Foto: Profimedia/EPA

Në vitin 2024, Heidi deklaroi për Daily Mail se është “rritur mes shumë lakuriqësie” dhe se i inkurajon njerëzit të jenë më të çlirët në plazh. Duke folur për reagimet ndaj fotografive të saj pa pjesën e sipërme të rrobave të banjës, ajo tha se i duket qesharake sa shumë flitet për këtë dhe se njerëzit “duhet ta provojnë ndonjëherë”.

Ajo theksoi se ndodhej në një vend ku lakuriqësia në plazh nuk konsiderohet skandaloze. “Edhe pse jam amerikane, kam edhe një mentalitet evropian. Jam rritur duke parë shumë lakuriqësi në plazhe dhe për mua nuk është problem”, u shpreh Klum, duke shtuar se në ishujt francezë është diçka krejt normale. Sipas saj, ajo gjithmonë zgjedh momente kur plazhi nuk është i mbushur, ndaj nuk e sheh këtë si diçka të pazakontë. /Telegrafi/

Foto: Profimedia/EPA