Please enter at least 3 characters.

Hedhja e mbeturinave, Komuna e Ferizajt thotë se po vazhdon shqiptimi i gjobave

Foto:ilustrim

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se po vazhdon shqiptimi i gjobave për hedhjen e mbeturinave.

Sipas Inspektoratit të Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë vazhduar aktivitetet për identifikimin dhe gjobitjen e personave që hedhin mbeturina në zona të papërshtatshme.

Udhëheqësi i Sektorit të Inspektoratit të Ferizajt, Feriz Hyseni, tha se janë duke u ndërmarrë masa për parandalimin e deponive ilegale të mbeturinave.

"Njëra nga gjobat është shqiptuar në rrugën Burrnik–Pleshinë, në fshatin Prelez i Jerlive, te kryqëzimi i rrugëve “Astrit Bytyqi”, “Gjon Serreçi” dhe “2 Korriku”, ndërsa në rrugën “Enver Topalli” gjoba është shqiptuar për ndotje të rrugës", tha Hyseni.

Tutje, në njoftim thuhet se qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme, ndërsa personat që ndotin hapësirat publike do të dënohen me gjobë./Telegrafi/