Please enter at least 3 characters.

Hedh sprej në klasë, dërgohet në mbajtje

2019/02/sprej.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje një nxënës i shkollës së mesme, pasi i njëjti ka hedhur sprej në dy klasë.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, të enjten në ora 10:40. Është arrestuar i dyshuari ashkull K-Shqiptar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që i njëjti ka hedhur sprej në dy klasë.

Nuk raportohet për të lënduar nga spreji, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/