Please enter at least 3 characters.

HBO u përgjigjet fansave që nisën peticion për rixhirimin e sezonit të tetë të "Game of Thrones"

2019/07/GettyImages-1142276045-1.jpg
564:"BELFAST, NORTHERN IRELAND - APRIL 12: Actors Richard Dormer, Maisie Williams, Kerry Ingram, Gemma Whelan, Pilou Asbæk, Isaac Hempstead Wright, Joe Dempsie, Conleth Hill, Hannah Murray, Ben Crompton, John Bradley, producer Chris Newman, executive producer Bernadette Caulfield, actors Kit Harington, Carice van Houten, Liam Cunningham, Jerome Flynn, Nathalie Emmanuel, Jacob Anderson and Sophie Turner attend the "Game of Thrones" Season 8 screening at the Waterfront Hall on April 12, 2019 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)
12:"Getty Images

Para pak muajve mbi 200 mijë fansa të serialit, Game of Thrones, e kanë nënshkruar peticionin për ribërjen e sezonit final.

Kështu, televizioni kabllor amerikan, HBO, më në fund i është përgjigjur fansave të këtij seriali, të cilëve nuk iu ka pëlqyer fundi.

"Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë", ka thënë Casey Bloys, njëri nga drejtorët e HBO për revistën The Variety.

Ndërkaq, seria e famshme televizive theu rekord në "Emmy Awards 2019" me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit.

Përndryshe, ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/