Please enter at least 3 characters.

Hazard i lumtur me golat e Higuainit

2019/02/Higuain-Hazard.jpg
265:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 02: Gonzalo Higuain of Chelsea and Eden Hazard of Chelsea during the Premier League match between Chelsea FC and Huddersfield Town at Stamford Bridge on February 02, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ishte i kënaqur që Gonzalo Higuain arriti të shënojë në ndeshjen ndaj Huddersfield.

Chelsea arriti t'i kthehet fitores në kampionat pas dy humbjeve radhazi, pasi mposhti Huddersfieldin me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje dyshja e sulmit, Hazard-Higuain, arritën ta tundin rrjetën nga dy herë.

Për Higuain ishte goli i parë i parë me fanellën e Bluve dhe kjo e ka bërë të lumtur edhe bashkëlojtarin e tij Hazard.

Higuain dhe Hazard duke festuar njërin nga golat e shënuar (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Ne përpiqemi të punojmë me njëri-tjetrin, Higuain është një lojtar i ri, por ai e di se çfarë kërkon menaxheri", ka thënë fillimisht Hazard.

"Ai është një sulmues i madh dhe ai mund të shënojë shumë gola".

"Anglia është ndryshe nga Italia dhe Spanja, por ai ka këtë aftësi: nëse [Olivier] Giroud apo unë luajmë si sulmues, ne gjithmonë përpiqemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin".

"Gjithmonë them kur humbim një ndeshje, ne duhet të fitojmë ndeshjen e radhës dhe këtë e kemi bërë mirë sot", përfundoi ylli belg. /Telegrafi/