Please enter at least 3 characters.

Hazard e pranon që nuk i pëlqen kur e shikon Alonson në sulm

2018/09/hazard-Alonso-e1535911604814.jpg
305:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 01: Eden Hazard of Chelsea celebrates with teammate Marcos Alonso after scoring his team's second goal during the Premier League match between Chelsea FC and AFC Bournemouth at Stamford Bridge on September 1, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka treguar se nuk i pëlqen shumë kur e shikon mbrojtësin Marcos Alonso në fazën sulmuese pasi krijohet hapësirë në mbrojte, por është i lumtur që spanjolli është pjesë e Bluve.

Belgu gjithashtu lavdëroi lojën e skuadrës së tij nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

"Me raste ai është para meje. Dua t'i them atij 'Marcos, ndonjëherë detyra jote parësore është mbrojtja, sepse luan si mbrojtës i majtë"'.

Alonso është shumë aktiv edhe në fazën sulmuese dhe normalisht nuk mungojnë edhe golat e asistimet nga spanjolli (Foto: Getty Images)

"Ky djalosh nuk dëshiron të dëgjojë, ai vetëm dëshiron të shënojë gola. S'ka problem. Ai po bën mirë. Jemi me fat që e kemi në skuadër. Fantastik".

Belgu lavdëroi lojën e Sarrit, duke thënë se ajo po i pëlqen më shumë se ato që ka luajtur në të kaluarën.

"Më pëlqen të mbaj topin. Jo në fushën time, por në 30 metrat e fundit. Po më pëlqen kjo mënyrë e lojës".

"Është ndryshe nga ajo e Antonio Contes apo e Jose Mourinhos më parë. Ne e mbajmë topin më shumë dhe për mua nuk është aspak keq", ka thënë Hazard për Chelsea TV. /Telegrafi/