Haye një luftëtar i vërtetë - Momenti kur pësoi lëndim në raundin e gjashtë, por vazhdoi të luftonte deri në të 11-in, edhe pse mezi qëndronte në këmbë (Video)
Tony Bellew heshti dyshuesit në O2 Arena të Londrës teksa mposhti David Hayen.
Ishte një luftë interesante, por e komanduar nga Bellew, posaçërisht pas rundit të gjashtë kur edhe Haye pësoi lëndim në nyjën e këmbës në raundin e gjashtë.
Teksa Haye ‘vallëzonte’ në ring ai zuri keq këmbën e tij dhe kështu u lëndua në nyje, por ai u tregua një profesionit i vërtetë, vazhdoi luftën, duroi deri në rundin e 11-të, vetëm që të adhuruesit e boksit të shijonin sa më shumë këtë duel të shumë pritur.
Por, pas lëndimit çdo gjë ishte më e vështir për atë, mezi ecte, lëvizjet e tij më nuk ishte të njëjta dhe kjo mund të shikohet lehtë edhe në videon e më poshtme.
Pasi ka përfunduar takimi Haye është dërguar menjëherë në spitalin e Londrës dhe sipas Mirror karriera e tij është në rrezik, pra rikthimi i tij në boks mund të mos vije më. /Telegrafi/
Momenti kur u lëndua Haye:
Se sa të vështir e kishte qëndrimin në këmbë shikojeni në videon e më poshtme:


