Please enter at least 3 characters.

Harry Styles shpall turneun global për vitin 2026

Foto: Getty

Harry Styles ka njoftuar nisjen e turneut për vitin 2026.

Siç u bë e ditur, këngëtari i hitit “Golden” njoftoi rikthimin e tij në skenë, me rezidencën globale, Together, Together, që vjen në mbështetje të albumit të tij të ardhshëm Kiss All the Time. Disco, Occasionally.

Këtë herë, Styles, do të zhvillojë 50 koncerte në shtatë qytete, përfshirë Amsterdamin, Londrën, São Paulon, Mexico City, New Yorkun, Melbourne-n dhe Sidney-n, nga maji deri në dhjetor.


Në New York, që është ndalesa e tij e vetme e turneut në Shtetet e Bashkuara, Styles do të mbajë plot 30 koncerte në Madison Square Garden.

Në disa data të përzgjedhura, Styles ka ftuar si të ftuar specialë Robyn, Shania Twain, Fcukers, Jorja Smith, Jamie xx, Fousheé dhe Skye Newman.

Këngëtari i “Late Night Talking” ka bashkëpunuar me organizata bamirëse si Choose Love, LIVE Trust dhe HeadCount për këtë turne.

Pasi Styles njoftoi lajmin e turneut në Instagram, ai ndau gjithashtu një klip të Steve Kornacki, korrespondent politik për NBC News, duke e shpallur lajmin e turneut të tij drejtpërdrejt në televizion.