Please enter at least 3 characters.

Harry Kane shkruan histori, bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në Kupat e Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës.

Sulmuesi i Bayern Munich shënoi në fitoren 2-0 ndaj Panamasë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke arritur në kuotën e 11 golave në Kupat e Botës.

Me këtë realizim, ai la pas legjendën Gary Lineker, i cili kishte mbajtur rekordin me 10 gola.

Kane e arriti këtë rekord në vetëm 14 paraqitje në Kupat e Botës, duke marrë pjesë në tre edicione të turneut që nga debutimi i tij në vitin 2018.

Në Kupën e Botës 2026, kapiteni i Anglisë po kalon një formë të shkëlqyer. Ai ka shënuar tashmë tre gola në tre ndeshje, pasi realizoi një dygolësh në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse dhe shtoi edhe një gol ndaj Panamasë.

Rekordi i ri konfirmon edhe një herë statusin e Kane si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Anglisë.


Me fazën eliminatore ende përpara, 32-vjeçari ka mundësinë ta thellojë edhe më tej rekordin e tij dhe të udhëheqë "Tre Luanët" drejt suksesit në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/