Harroi fjalëkalimin, por jo fatin: Ylli i NBA rikthen mbi 20 milionë dollarë në Bitcoin, kishte investuar vetëm 100 mijë
Kevin Durant ka arritur të rikuperojë 23 milionë dollarë (18.6 milionë euro) në Bitcoin, vite pasi kishte harruar fjalëkalimin e llogarisë së tij.
Basketbollisti i Houston Rockets kishte investuar së bashku me partnerin e tij të biznesit, Rich Kleiman, rreth 100 mijë dollarë në vitin 2016, kur një Bitcoin kushtonte vetëm 650 dollarë.
Me rritjen e vlerës së kriptomonedhës, investimi i tyre arriti shifra marramendëse, por problemi ishte se Durant kishte harruar fjalëkalimin e llogarisë në Coinbase, duke e lënë kapitalin të bllokuar për vite të tëra.
NEW: NBA Superstar Kevin Durant says he first heard about Bitcoin in 2014 on YouTube, bought his first BTC in 2015 after joining the Warriors, then lost access to his Coinbase account.
Last night, Coinbase CEO Brian Armstrong said they’ve helped him recover it. pic.twitter.com/yrjt2H69Vf
— Bitcoin News (@BitcoinNewsCom) September 19, 2025
Historia u bë publike nga vetë Kleiman gjatë një konference të “Game Plan” në CNBC dhe më pas u konfirmua edhe nga Brian Armstrong, CEO i Coinbase.
Edhe pse shuma e saktë nuk është bërë publike, llogaritjet tregojnë se Durant ka rikuperuar më shumë se 23 milionë dollarë (21.4 milionë euro) nga ky investim.
Rasti i tij nuk është unik, pasi mijëra përdorues të kriptomonedhave në botë kanë humbur qasje në asetet e tyre për shkak të fjalëkalimeve të harruara apo pajisjeve të dëmtuara, duke treguar një nga sfidat më të mëdha të botës së decentralizuar financiare. /Telegrafi/


