Please enter at least 3 characters.

Haradinaj viziton KB Pejën: Me suksesin e arritur, e vërtetuan me të drejtë epitetin e Pejës si qytet i basketbollit

2023/05/350060989_276823484877836_8330361662468356102_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar klubin e basketbollit Peja, për ti uruar titullin kampion.

Haradinaj ka thënë se ky sukses e vërteton epitetin e Pejës si qytet i basketbollit.

"Vizitë klubit basketbollistik "KB Peja", për t'i uruar për titullin kampion. Me suksesin e arritur, e vërtetuan me të drejtë epitetin e Pejës si qytet i basketbollit", ka shkruar Haradinaj.

KB Peja ka rikthyer titullin kampion pas dhjetë vitesh.

Shqiponjat mposhtën në finale Trepçën pas një serie prej 3-2. /Telegrafi/