Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Veprimet e Iranit të gabuara, Kosova qëndron përkrah ShBA-ve

2019/03/Ramush-Haradinaj-konference-pase-mbledhjes-se-qeverise-foto-Ridvan-Slivova-6-780x439-2.jpg

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Iranit dhe ShBA-ve. Haradinaj thotë se Kosova qëndron përkrah të drejtës së ShBA-ve për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, ndërsa veprimet e Iranit i cilëson të gabuara.

“Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, kudo dhe kurdoherë”, shkruan kryeministri. /Telegrafi/