Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon Thaçin para udhëtimit në SHBA, konsultohen për agjendë shtetërore

2019/02/haradnaj.jpg
15:"PETRIT RRAHMANI

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se takimi me presidentin Thaçi është në vazhdën e konsultimeve për agjendë shtetërore.

"Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA", shkruan Haradinaj.

Ndryshe, një takim mes liderëve të shtetit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është mbajtur edhe mbrëmë. /Telegrafi/