Please enter at least 3 characters.

Haradinaj pret në takim një grup fermerësh nga Ferizaji, diskutohet për kompensimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

2019/06/64649810_1229691467155265_5539655664558669824_n-1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një grup fermerësh nga Komuna e Ferizajt.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, me fermerët është diskutuar për kompensimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

Ai ka pohuar se Qeveria e vendit do të jetë përherë në mbështetje të fermerëve, dhe se do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar./Telegrafi/