Please enter at least 3 characters.

Haradinaj pranon letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti amerikan, Donald Trump

2019/09/interviste-me-Ramush-Haradinaj-19-shtator-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439-1.jpg

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është i nderur të pranojë letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.Haradinaj ka thënë se në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.Tutje në shkrimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme, transmeton Telegrafi.“Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/