Haradinaj përmes pesë pikave tregon qëndrimin e AAK-së për dialog me Serbinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kanë mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku kanë diskutuar për qëndrimin e partisë rreth dialogut me Serbinë.
Haradinaj përmes pesë pikave ka shpjeguar qëndrimin e partisë për dialog me Serbinë.
Ndër pikat e përmendura nga kreu i AAK-së është edhe se askush nuk ka mandate të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit.
Më poshtë gjeni të plotë postimin e Haradinajt:"Në takim me Kryesinë e Aleancës, mes tjerash kemi diskutuar edhe për qëndrimin tonë rreth dialogut Kosovë - Serbi.Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun është me sa vijon:1.Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës.2.Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës.3.Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura "non paper", nuk janë çështje për diskutim.4.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kryejë të gjitha obligimet lidhur me dialogun, si parti opozitare në Parlamentin e Kosovës.5.Si parti që kemi qenë konsistentë në ruajtjen e interesave kombëtare, në rast se vërejmë tendenca që rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë, do të jemi në mbrojtje të atyre interesave, me të gjitha mjetet e mundshme demokratike". /Telegrafi/


