Please enter at least 3 characters.

Haradinaj për viktimat e Holokaustit: Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta

2021/01/143529557_2406534102804323_2948975087165217336_o.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e Holokaustit, ku ka theksuar se dhembjen e popullit hebraik e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve. /Telegrafi/