Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

2017/05/ramush-haradinaj-n-euml-kujtim-t-euml-adrian-krasniqit_hd.jpg

Kryeministri Ramush Haradinaj përsëriti sot se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr, ndërsa shtoi se Kosova tanimë e ka një Komision shtetëror dhe po i presin rezultatet e tij.

Haradinaj këto deklarata i ka dhënë gjatë një takimi që pati me ministren e Mjedisit, Albena Reshitaj.

Kryeministri i vendit ka folur edhe rreth raportimeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami.

Sa i përket raportimeve se shteti i Surinamit ka tërhequr njohjen për Kosovën, Haradinaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk e sheh të arsyeshme që të komentojë më shumë për këtë.