Please enter at least 3 characters.

Haradinaj ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit

2020/03/beka-1.png

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndezur cigare brenda ambienteve të Kuvendit.

Kjo është parë në seancën për mocionin e Qeverisë të iniciuar nga LDK.

Në transmetimin live të seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj shihet duke pirë cigare mbrapa deputetit Berisha.

Ndërkaq, në objektin e Kuvendit të Kosovës është e ndaluar të konsumohet duhani, njofton Telegrafi.