Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kosova është me fat që ka popullsinë e re

2016/07/ramush-haradinaj_hd-780x439.jpg

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë.

Postimi i plotë i Haradinjat:"Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë.Të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë.Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron.

Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë.Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit.Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta.Kosovë, urime dita e rinisë", ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/