Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit, ata që i shtypën prokurorët e gjyqtarët

2019/07/Ramush-Haradinaj-konference-e-12-shkurtit-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta fitojnë luftën kundër korrupsionit, dhe se këtë do ta fitojnë 100 për qind.

Haradinaj në shkrimin e bërë në Facebook, i është drejtuar tërthorazi kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili po ashtu ka premtuar se do ta luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin.

Ai ka thënë se korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, transmeton Telegrafi.

"Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim. Dhe se duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit. 100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme. Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten', ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/