Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kërkesa për debat urgjent për dialog, veprim i nxituar

2018/07/37406418_1792314577554479_6868947527274594304_n.jpg

Lidhur me kërkesën e PSD-së për mocion procedural rreth dialogut, ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai tha se thirrja për mbajtjen e një seance për dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë urgjente është veprim i nxituar.

“E kemi furnizuar parlamentin me raport për të arritur në zbatimin e marrëveshjes. Aktivizimi i një seance të sotshme për debat është nxitim. Nëse duam të mbajmë një seancë të tillë me peshë duhet të marrim kohën e duhur dhe përgatitjet e duhura”, tha Haradinaj. /Telegrafi/