Haradinaj: Ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova
I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova!
Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se "mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anembanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët".
Postimi i plotë i Haradinajt: "Ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova!Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anëembanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë, që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, që Kosova ta marr në afatin sa më të shpejt liberlizimin e vizave, që Kosova njëherë e përgjithmonë t’i ndal agjendat dashakeqe të Serbisë për Kosovën, që Kosova të përshpejtojë rrugën e saj drejt intergimit evro-atlantik. Nuk po flasim për projekte, por për të drejtën tonë si shtet dhe qytetarë të vendit!


