Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë

2019/01/Ramush-Haradinaj-konference-pase-mbledhjes-se-qeverise-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka quajtur gabim që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se vendit i është shkaktuar dëm i madh duke bërë pazar me sovranitet.

“Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.

Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/