Please enter at least 3 characters.

Haradinaj dënon sulmin e egër në Las Vegas

2017/09/Ramush-Haradinaj-13-shtator-foto-Ridvan-Slivova-6-1-e1506606396687.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin në Las Vegas duke u solidarizuar me kombin amerikan.

Në reagimin e tij thuhet:“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjetëra dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë.Ndaj dhembjen time dhe të familjes sime, me familjet e viktimave;Ndaj dhembjen e popullit kosovar dhe të Qeverisë që unë e drejtoj, me kombin krenar amerikan dhe me Qeverinë e ShBA-së.Egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas, prandaj në këtë dhimbje qëndrojmë së bashku me familjet e viktimave dhe me ShBA-në.