Please enter at least 3 characters.

Haradinaj demanton ambasadorin francez: Nuk ka akuza të reja ndaj meje

2017/04/Ramush-Haradinaj-ne-gjykaten-ne-Colmar-te-Frances-765x510.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë, “ka rrejt, duke rënë kështu në rrenën e Beogradit se unë kam akuza të reja”.

Ai ka thënë në emisionin Rubikon të Kohavisionit se kjo “është rrenë e kulluar se ka akuza të reja  dhe se çdo ekspert ligjor mund ta vërtetojë se është materie që ka qenë më herët”.

“Të gjithë e dinë se është materie e njëjtë që është trajtuar në Truibunalin e Hagës”, ka shtuar Haradinaj./Telegrafi/