Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike
Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se rasti i Rrustem Mustafa nuk mund të krahasohet me atë të Fatmir Limaj, pasi sipas tij, Mustafa asnjëherë nuk është larguar nga PDK-ja dhe nuk ka themeluar subjekt tjetër politik.
Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se Rrustem Mustafa ka qenë vazhdimisht pjesë e PDK-së dhe ka kontribuar për partinë në çdo proces zgjedhor.
“Rrustem Mustafa asnjëherë nuk u largua nga PDK-ja dhe nuk ka formuar subjekt të vetin. PDK ka demokraci, nuk është situatë e njëjtë. Asnjëherë Rrustem Mustafa nuk ka pasur subjekt politik dhe në çdo zgjedhje ka lobuar për PDK-në”, deklaroi Hamza.
Ai shtoi se në PDK ekziston demokraci e brendshme dhe se jo të gjithë brenda partisë mendojnë njësoj për çdo çështje politike.
“PDK-ja ka demokraci të brendshme dhe nuk mendojmë të gjithë në mënyrë uniforme”, tha Hamza.


